Fokus

Komuna dha 200 mijë euro por shkallët te Posta e Madhe në Prishtinë ende të parregulluara

Autori: Samire Jaha 13:45 | 08 February 2023

Që nga viti i kaluar, Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, dha 200 mijë euro për rregullimin e shkallëve tek Posta dhe Telekomi i Kosovës, apo siç njihet nga qytetarët tek ‘Posta e Madhe’, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj këto shkallë ende nuk janë rregulluar, madje kompania përgjegjëse ka hequr tërësisht pllakat e tyre dhe më nuk i ka vazhduar punimet.

Gazeta Infokus ka kërkuar sqarime nga komuna e Prishtinës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se deri në fund të muajit mars pritet të përfundojë renovimi i këtyre shkallëve.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Arlinda Kastrati, zëdhënëse për media në këtë komunë.

“Deri në fund të muajit mars”, janë përgjigjur shkurt për Infokus nga komuna.

Rregullimi i shkallëve tek Posta e Madhe në lagjen “Dardania”, në Prishtinë ka filluar që nga 20 tetori i vitit të kaluar.

Kastrati po ashtu ka thënë se deri më tash shuma që është dhënë për rregullim e shkallëve te posta, është 200 mijë euro.

E për çudi ani pse në adresë të Gazetës Infokus pati shumë ankesa që shkallët në këtë lagje vetëm u prishën më shumë dhe nuk u rregulluan, kjo nuk ndodhi edhe në komunë.

Zëdhënësja, Kastrati, ka thënë se nuk ka pasur as edhe një ankesë nga qytetarët për vonesat në këtë projekt.

Madje kishte ankesa të tilla që punimet për renovimin e këtyre shkallëve që ishin bërë gati të pakalueshme u ndal menjëherë pas 3-4 ditësh kur filluan punimet e arsyeja nuk dihet ende.

Ankesa në lidhje me këtë kishte edhe në faqen “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, ku nuk kishte munguar as reagimi i të Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili përmes një komenti kishte thënë se si drejtori i kishte dhënë pushim kompanisë kontraktuese në vikende. Madje si ishte revoltuar e qytetarin që ishte ankuar në këtë faqe.

“Aty punime nuk ka pas që 30 vite, e tash e gjete për një ditë me u anku a? Unë si drejtor i kom jep pushim të shtunën e të dielën”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se shkallët në këtë pjesë kishte vite që kishin mbetur në gjendje të mjerueshme e jo rrallë herë qytetarët edhe ishin rrëzuar duke kaluar në këtë pjesë për shkak të vjetërsisë dhe prishjes së tyre./Gazeta Infokus/

Shkallët e dëmtuara te Posta në Prishtinë – rregullimi i tyre do të përfundojnë vitin tjetër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera