Lajme

Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 11 May 2024

Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë, me miq, në Grykën e Bunës. Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët dhe më shpejtë e arrin cakun, ka shkruar Lladrovci.

“Me miq, kaluam ditë të bukur me motobarkë, nga deti i hapur në Grykën e Bunës. Ulqini si çdo herë, i bukur e mikpritës, me traditë. Kur nuk ka erë me dallgë të mëdha, drejtimi i barkës, është më i lehtë se drejtimi i një makine. Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët dhe më shpejtë e arrin cakun. Fundjavë të këndshme miq e mikesha!”, ka shkruar në postimin e tij, Lladrovci.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera