Lajme

Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 11 May 2024

Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë, tha se nuk kishte dijeni se tashmë i vrari do të vinte qytetin grek pasi që nuk i kishte treguar asgjë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”- deklaroi për Newsit.gr partnerja e Brahimit e cila mbeti e  plagosur lehtë nga atentati.

Ajo tha se nuk i kujtohet se si ndodhi, ndërsa fëmija i tyre i kishte parë të gjitha.

-Advertisement-

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”- shtoi ajo.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej, shkruan Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera