Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/LSDM-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:36 | 22 May 2024
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM).
Para Këshillit të Përgjithshëm të LSDM-së, Kovaçevski e arsyetoi aktin e dorëheqjes me disfatën e thellë të partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, u mposht nga Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO DPMNE, me një dallim prej 300 mijë votash.
Edhe në zgjedhjet parlamentare, LSDM-ja pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja.
“Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM-ja pësoi një disfatë, duke marrë një goditje të rëndë, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët, disa nga rryma brenda partisë, si dhe disa nga anëtarë të partisë të organizuar në një tjetër subjekt politik”, tha Kovaçevski duke kërkuar edhe nga drejtuesit e tjerë të lartë të partisë që të japin dorëheqje.
Kovaçevski kërkoi nga organet drejtuese të LSDM-së që të mbahet një kongres, në të cilin do të analizoheshin rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas do të mbaheshin zgjedhjet brendapartiake për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të kësaj partie.
“Hapi i parë në konsolidimin e LSDM-së duhet të jetë rindërtimi i matricës ideologjike dhe vlerave socialdemokrate për të bashkuar të gjitha forcat progresive të qendrës së majtë në vend. Hapi i dytë është ndryshimi i thellë kadrovik dhe krijimi i një potenciali të fortë dhe së fundi, reforma në strukturën organizative të partisë”, tha Kovaçevski.
Kovçevski drejtimin e LSDM-së e kishte marrë nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje në vitin 2021 pas disfatës së thellë të kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Kovaçevski po ashtu ka qenë kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga 16 janari i vitit 2022 deri më 25 janar të vitit 2024./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Foto-Kryesore-1.png)
Të tjera
-
Ministri Sveçla shmanget pasi gazetarja e pyet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zgjedhur që t’i shmanget py...
-
Deputeti Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi...
-
Dyshohet se humbi jetën në Valbonë – Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit kosovar
Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja ...
-
Çitaku paraqitet sot në një konferencë për medie
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban...
-
Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1.5 km, përditësimi i fundit nga pikëkalimet kufitare
Pritjet po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë e kolona ka arritur në 1 mijë e 500...
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...