Lajme

Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 22 May 2024

Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë.

Personi i dyshuar ndodhet në kërkim, ndërkaq të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

-Advertisement-

“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, ka njoftuar spitali i Pejës.

Ndërkaq, Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë të ditur se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera