Lajme

Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 22 May 2024

ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagosur të mërkurën në mbrëmje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjonaj rreth orës 19:40.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta. Të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë Vesel Gashi.

-Advertisement-

Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Ndërkaq në Pejë janë plagosur tre persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera