Lajme

Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 22 May 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin republikan Mike Turner.

Gjatë takimit me të, Gërvalla ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovës dhe për shqetësimet pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo ka thënë se me kongresistin ka diskutuar edhe për kërcënimet e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për nevojën e anëtarësimit të saj në NATO.

-Advertisement-

E sigurova kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera