Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 10 Maj 2024
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Zeka i dyshuar për veprën penale “kanosje ndaj prokurorit”.
Zeka po akuzohet se në vitin 2018 në emisionin televiziv “DPT te Fidani” në televizionin T7, e ka kanosur prokurorin me fjalët “unë do ta ndjek këtë prokurorin tem, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”, për shkak se ky i fundit kishte ngritur aktakuzë kundër tij për rastin e mashtrimit me viza.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23 korrik 2019, kishte ngritur aktakuzë kundër Zekës për kanosje ndaj prokurorit e Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiun për shkak të detyrës zyrtare, i cili ndaj të pandehurit Zeka kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe më 2 tetor 2018 ishte caktuar të mbahet seanca fillestare.
Sipas aktakuzës, Zeka e kishte kanosur prokurorin Shefkiun, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.
Këtë padi ndaj tij, Zeka e kishte cilësuar si tentim për mbylljen e gojës përmes kërcënimit me burgosje dhe shantazheve, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne kohen kur Kosova ka marre kritika te renda per shtypjen e lirise te shtypit, prokuror te nxitur nga klane politike, tentojne te na mbyllin gojen permes kercenime me burgosje, dhe shantazheve”, kishte deklaruar ai./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...































