Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 11 May 2024

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izraelite, e cila ka urdhëruar evakuimin e civilëve nga Rafah.

Michel i bëri thirrje qeverisë izraelite që ta respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah.

“Pikat e kalimit duhet të funksionojnë plotësisht dhe të lejohet që ndihmat elementare humanitare të kalojnë në mes të urisë së madhe në Gaza”.

-Advertisement-

“Të gjitha përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm. BE-ja është e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhjen mes dy shtetesh”, tha Michel.

Tutje, ai tha se krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës është kyç në këtë drejtim, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, ashtu siç, sipas tij, pasqyrohet në rezolutën e OKB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera