Fokus

(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 07 May 2024

Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të siguruar nga Infokus shihet se si motoçikleta ka mbetur ende në rrugë duke bllokuar kalimin e veturave të tjera përgjatë kësaj rruge.

Ndryshe nga informacionet e para bëhet e ditur se dy djem të rinjë janë lënduar duke u aksidentuar me motoçikletë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës e ku ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën Bajram Kelmendi në -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri ),kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë  për Infokus zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera