Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Shala: Kjo është një goditje e rëndë për vendin, pasojë e marrveshjeve të qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 22 July 2024
Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur që t’ua heq vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Pra ata do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të zonës Shengen me pasaportën ‘koordinacija’ që lëshohet nga Serbia.
E në lidhje me këtë për Gazetën Infokus ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili ka thënë se ky vendim është jashtëzakonisht shqetësues për Kosovën.
Shala vendimin e BE-së e ka quajtur goditje të rëndë për Kosovën.
“Defenitvisht është një vendim jashtëzakonisht me shkallë shqetësimi për shkak të relazioneve dhe raporteve të shtetit te Repblikës së Kosovës me institucionet evropiane për shkak të shkeljeve të parimeve dhe realisht sovranitetit të Kosovës për shkak të njohjes së një dokumenti krejtësisht inekzistent dhe jo kushtetues të Kosovës. Për shkak të relacioneve që qeveria jonë tash e sa kohë ka mbjellur, fatkeqsisht këtë relacion me faktorët ndërkombëtarë vecanërisht evropian. Pra kjo është një goditje e rëndë që i jepet shtetit të Kosovës, një goditje e rëndë që merr praktikisht si dhuratë jo meritore Kosova, fatkeqësisht për shkak të një qeverie krejtësisht jo kompetente jo të përgjegjshme dhe joprofesionale në cështjen e avansimit të të drejtave dhe bashkëpunimit evropian”, ka thënë deputeti.
Deputeti i PDK-së ka thënë që i vetmi fajtor për këtë vendim është qeveria Kurti.
“Derisa është pjesë e qeverisjes derisa është duke udhëhequr shtetin, derisa ka marrur mbi 51% pra ka përgjegjësi juridike dhe kushtetuese për të gjithë atë që ndodhë në Kosovë dhe përreth Kosovës, kur i shtojmë kësaj që tash e katër vite të vetmen agjendë e ka pjesën e negociatave pra të vetmen agjendë që tërë kohën dhe tërë afatin kushtetues të vetin e ka shfytëzuar në këtë relacion domosdoshmërisht që qeveria mban përgjegjësi. Mban përgjegjësi për shkallën e jashtëzakonshme të shkeljeve që ka arritur në pjesën e negociatave qoftë në Marrëveshjen e Brukselit qoftë atë të Ohrit, e si rezultat i këtyre pastaj del edhe që realisht njohja e pasaportave ilegale”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas Shalës, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti qysh në fillim ka qenë jo transparente në procesin e dialogut dhe negociatave e sipas tij ky vendim është rezultat i marrëveshjeve të po kësaj qeverie.
“Unë dyshoj që qeveria nuk ka qenë e informuar dhe nuk ka ardhur krejtësisht e painformuar ky vendim i BE-së mirëpo qeveria ka qenë jo transaprente që në fazën e fillimit të këtyre negociatave e me theks të vecantë ka qenë jo transparente me marrëveshjen e Ohrit dhe konsideroj që këto vendime të BE-së janë fillim i implementimit të marrëveshjes së Ohrit të Brukselit dhe të atyre që parimisht i ka udhëhequr qeveria Kurti”, ka thënë ai për Infokus.
“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit e Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Kujtojmë se Komisioni Europian kishte propozuar heqjen e vizave për poseduesit e këtyre pasaportave në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë e mbështeti edhe Parlamenti Europian në prill të këtij viti, përkundër kundërshtimit nga Kosova.
Në njoftim thuhej se vendimi do të zbatohet pasi të hyjë në fuqi (në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së).
Në fund të deklaratës së BE-së thuhet se “nga dhjetori i vitit 2009, mbajtësit e pasaportave biometrike serbe ishin të përjashtuar nga kërkesa për vizë kur udhëtonin në zonën Schengen”.
Përderisa Kosova nuk i njeh pasaportat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës dhe poseduesit e tyre nuk mund të udhëtojnë me to nga aeroporti i Prishtinës./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































