Fokus

Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 01 May 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë dhe nga një sulm me thikë.

Burime të Gazetës Infokus kanë konfimruar se konflikti ka nisur në mes të dy familjeve, asaj Menxhiqi dhe Hoxha.

Sipas këtij burimi të plagosur me armë zjarri janë Ferat, Arianit e Sejdi Hoxha.

-Advertisement-

Pjesëmarrës në këtë konflikt ku mbetën të plagosur katër persona ishin edhe tre burra të familjes Menxhiqi, Ferit, Fadil dhe Berat Menxhiqi.

Rastin për Gazetën Infokus e ka ka konfimruar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.  Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti për Infokus.

Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona

Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera