Lajme

Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 11 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është pritur në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter.

Ndërkaq në një ceremoni të mbajtur Collin County, Osmani para anëtarëve të Këshillit të Qytetit, nxënësve dhe mërgatës shqiptare ka mbajtur një fjalim për rëndësinë e raporteve të Kosovës më SHBA-të.

“Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

-Advertisement-

Në këtë ceremoni është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me prejardhje nga Peja, Gino Mulliqi.

“Emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County”, thuhet tutje në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera