Fokus

Arrestohen dy serbë në Jarinje

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 10 May 2024

Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje.

Informacionin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

“Po, mund të konfirmoj se janë arrestuar dy persona të nacionalitetit serb. Një nga ta është dërguar për 12 ditë në ndalim për kalim ilegal të kufirit, kurse tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, ka theksuar ai në një përgjigje për Gazetën Infokus. /Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera