Fokus

Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Topanicë të Kamenicës, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 03 November 2023

Një aksident i rëndë trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur rreth orës 17:05  në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai tha se nga ky aksident është lënduar një person.

-Advertisement-

“Me datën 03.11.2023 rreth orës 17:05 Stacioni Policor Kamenicë ka pranar informacion se në fshatin Topanicë, komuna Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku. Hetuesit e aksidenteve të njësisë së komunikacionit rrugorë kanë dalë në vendin e ngjarjes prej ku njoftojnë se në aksident janë të përfshira dy automjete me targa  me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person i cili është transferuar në spitalin rajonal Gjilan për trajtim mjkësor. Sipas mjekut kujdestar i lënduari është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Osmani për Infokus.

Ndryshe ka bërë të ditur se rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të aksidenteve./Gazeta Infokus/

Aksident i rëndë në fshatin Topanicë të Kamenicës (PAMJE)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera