Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 27 April 2024
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri.
Kryeziu ka shkruajtur gjatë ditës në “Facebook” se kamerat janë në çdo qytet dhe si të tilla janë në shërbim të sigurisë publike.
Ai ka theksuar se këto kamera menaxhohen nga policia.
“Në komuna të ndryshme me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe ato në veri të vendit, strukturat ilegale serbe dhe organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” vazhdimisht kanë përdorur kamerat e vëzhgimit, të cilat kanë qenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë së Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë sekuestruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përdorur për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në Facebook
Tutje ai deklaratën e Listës Serbe e ka quajtur si reagim ndaj humbjes së mjeteve për presion e frikësim të qytetarëve.
“Në të kaluarën, bashkëpunëtorë të Listës Serbe i kontrollonin këto kamera. E kur kishin një kontroll të tillë, asnjëra prej tyre nuk kishte punuar më 16 janar 2018, kur u vra politikani serb Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Kryeziu.
“Koha e banditëve të kthyer në terroristë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile” ka marrë fund. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike”, ka vijuar Kryeziu.
Nëpërmjet një reagimi, Lista Serbe ka pretenduar se kamerat e sigurisë në hapësira publike shkelin të drejtat e privatësisë së qytetarëve serb.
Të tjera
-
Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Z...
-
Agjenda e KiE mund të ndryshojë në minutën e fundit, thotë Rohde duke ftuar Kosovën për ‘hapin e guximshëm’
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndry...
-
Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj përgjegjësi i një kompanie për...
-
Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe tjerëve
Në mungesë të të akuzuarit Mensur Rama dhe avokatëve Imer Beka dhe Kimete Kra...
-
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tj...
-
Tërmet i fuqishëm në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të premten...
-
Osmani pas takimit me Sessions: Ligjvënësit amerikan vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bas...
-
Fatura milionëshe për Arkitektin e Kryeqytetit, Përparim Rama i reagon Sveçlës së LVV-së
Perparim Rama e ka akuzuar për manipulim me një faturë milionëshe shefin e Gr...
-
Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari se kanosi deputeten Kusari-Lila
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i ci...
-
Raportimi i Infokusit – Edhe ‘FBI’ përfshihet në hetimet për grupin shqiptar ‘’AlbKings ‘’ në Telegram
Për grupin famëkeq shqiptar në rrjetin social Telegram të quajtur ’AlbKings ‘...
-
Arrestohet hajni që vidhte në objekte fetare në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor...
-
Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Me akuza e kundërakuza është përcjellë raportimi i drejtorit të Përgjithshëm ...