Lajme

Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 10 May 2024

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që t’i përgjigjen procesit të regjistrimit online.

Në faqen e ambasadës është publikuar linku për regjistrim, derisa thuhet se ky proces është shumë i lehtë dhe nuk merr më shumë se 10 minuta kohë.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë. Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Uashington.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy