Fokus

Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 24 April 2024

Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dardan Krivaçës. Në këtë rast, Krivaça akuzohet për pjesëmarrje në një grabitje që kishte ndodhur në vitin 2012 në një kazino në Ferizaj.

Të mërkurën, ai u soll në gjykatore nga paraburgimi, ku ndodhet për shkak të vrasjes mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani.

Krivaqa nuk e pranoi përfshirjen në rastin e grabitjes.

-Advertisement-

“Unë nuk e di qysh ka mundësi pas 12 vjete me të thirrë prokurori edhe me u ngritë një aktakuzë kur kurrë asnjëherë nuk më ka marrë në pyetje. Kurrë një ftesë nuk ma ka qu, kurrë një telefonatë nuk ma ka bo. Prokurorja: Aktakuza nuk është e ngritur tani Dardan. Veç çka të pyetë mbrojtja mundesh me u përgjigjë. Krivaça: Pse njëher nuk më ka thirrë me dëshmu diçka ose me fol me mu. Nuk po mundem me e kuptu unë qysh pas 12 vjetve me ndodhë kjo…”, ka thënë ai.

Mirëpo Krivaçën e demantoi prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Maloku e përballi Krivaçën me një deklaratë që ky i fundit, e kishte dhënë në polici.

Mirëpo atë e demantoi prokurori Rasim Maloku

“Dardan, na e kemi një deklarim, një deklaratë të juajën, që është marrë me autorizim të prokurorit të hetuesisë së sektorit rajonal në Ferizaj, më datë 29 janar 2013, përafërsisht një muaj e gjysmë pas ndodhjes së këtij rasti që e pamë edhe në CD… Gjyqtari: A është ky nënshkrimi yt ky? Krivaça: Jo jo, unë thashë që nuk kam dhënë asnjëherë deklaratë për këtë çështje. Gjyqtari: Shikoje mirë nënshkrimin… Krivaça: Jo jo, për këtë çështje hiç nuk kam dhënë deklaratë, as nënshkrimi nuk është i imi. Kjo është montim”.

Pas kundërshtimeve të Krivaçës, prokurori Maloku e lexoi deklaratën e dhënë nga i akuzuari.

“Ju keni thënë: Unë kam marrë pjesë në një grabitje në rrugën 12 qershori në Ferizaj. Atë ditë më ka thirrë një shok i …. i cili punon në kazino dhe dy-tri ditë para natës së vitit të ri, rreth orës dy të mëngjesit kemi shkuar derisa aty . Maskat i kanë vendosur në afërsi të kazinos… Dhe mua m’i kanë jep 40 euro, më kanë thënë nuk kemi marrë më shumë”, ka cituar Maloku.

Për të akuzuarin, ky ishte një përshkrim qesharak. Madje tha se po i shkelen të drejtat.

Duke kundërshtuar prokurorin, Krivaça tha se po i shkelen të drejtat.

“E shoh që e keni një mllef ndaj meje, krejt ju. Po m’i shkelni të drejtat. Mua kushtetuta ma lejon me fol…”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Anton Beluli dhe Arbnor Lika.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj seance, Dardan Krivaça është rikthyer në qeli. Ai akuzohet edhe për vrasjen mizore të 18 vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani. Për këtë vepër të rëndë penale, Krivaça ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt me burgim të përjetshëm. Rastin e ka kthyer në rigjykim Gjykata e Apelit. /Gazeta Infokus

Më poshtë mund të ndiqni një përmbledhje të asaj që ndodhi në seancën e sotme:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera