Fokus

Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 23 April 2024

Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Infokus.

Abdixhiku posedon pasuri të paluajtshme në vlerë 466 mijë euro përfshirë këtu dy shtëpi njëra 240 metra katrorë ndërsa tjetra 200 metra katrorë, një banesë 174 metra katror si dhe tokë të trashëguar nga gjyshërit.

Kjo sipas deklarimit që bëri ai në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.

-Advertisement-

Sipas këtij raporti, lideri opozitar vozitë një veturë të tipit “Mercedes Benz” në vlerë 25 mijë euro.

 

 

Ndërsa së bashku me bashkëshorten ai ka afro 7 mijë e 595 euro para të gatshme në banka.

Të hyrat vjetore të Abdixhikut si deputet dhe si profesor në Kolegjin Rinvest kapin vlerën e 67 mijë euro.

Ndërsa të hyrat vjetore të zonjës së parë të LDK-së, pra bashkëshortes së Abdixhikur sipas deklarimit në APK  janë 13 mijë e 951 euro.

Lumir Abdixhiku erdhi në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin në mars të vitit 2021, derisa tashmë për disa mandate është deputet në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera