Afro 600 mijë euro shtesa për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik, ata përfituan nga 900 euro për 6 muaj
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 22 August 2024
Muaji korrik duket se ishte goxha i mirë për stafin mjekësor që punojnë vetëm në institucionet shëndetësore publike në vend.
Kjo sepse atyre iu pagua përnjëherë shtesa prej 900 euro të cilën nuk e morën qysh nga muaji janar.
Shtesa e cila në muaj është 150 euro dhe u fillua me vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me 4 mars të këtij viti por që mjekët do të përfitonin edhe për 2 muajt e kaluar, pra që nga fillimi i vitit 2024.
Se kjo shtesë u pagua përnjëherë për 6 muaj pra për periudhën Janar – Qershor 2024, për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, Luljeta Muçolli, Zyrtare e Lartë Ekzekutive në Thesarin e Kosovës në kuadër të Ministrisë së Financave.
“Bazuar në legjislacionin në fuqi bashkëngjitur gjeni Vendimin Nr.29.III.2025 i datës 04.03.2024 nxjerre nga Ministri i Shëndetësisë cili mbështetet në Rregulloren (QRK) Nr.02/2023 per Shtesat e Nëpunësve te Sistemit Shëndetësor. Thesari konfirmon se me pagën e muajit Korrik,2024 janë realizuar kompensimet në mënyrë retroaktive për stafin shëndetësor që punojnë vetëm në institucionet shëndetësore publike, për periudhën Janar-Qershor,2024”, ka thënë Muçolli për Infokus.
Ajo ka dhënë detaje se kjo shtesë u është dhënë deri më tani 624 mjekëve, listë kjo e cila është sjellë nga institucione të ndryshme shëndetësore publike në vend për mjekët që nuk punojnë edhe në Klinika Private.
E këto shtesa buxhetit të shtetit i kanë kushtuar hiq më pak se mbi 549 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
“Deri më tani Shuma mujore 150 euro për 6 muaj 900 euro është kompensuar vetëm për institucionet shëndetësore të cilët kanë sjellë të dhënat për mjeket që shërbejnë në institucionet shëndetësore (varet prej institucionit se çfarë shume ka sjellë për pagesë), por jo më shumë se 900 euro për nëpunës shëndetësor ku vlera totale e kësaj pagës është 549,975.00 euro ndërsa numri i mjekeve përfitues në muajin Korrik 2024 është 624 mjekë”. Numri i mjekeve përfitues është vetëm i Institucioneve që i kanë sjellë kompensimin ne muajin Korrik,2024, ndërsa pjesa tjetër e institucioneve shëndetësore të dhënat i kane sjellë me pagën e këtij muaji Gusht ,2024”, ka deklaruar Muçolli në përgjigjen për Infokus.
Vendimi i të parit të shëndetësisë parasheh që këto shtesa për mjekët që janë pjesë vetëm e sektorit publik në vend të jipen deri në fund të vitit 2024 pra në muajin dhjetor.
Pra bazuar në këtë vendim deri në fund të vitit kjo shtesë pritet që buxhetit të shtetit ti kushtojë më shumë se 1 milionë euro, por edhe më shumë nëse rritet numri i mjekëve në listat që institucionet shëndetësore publike do ti dërgojnë Ministrisë së Financave./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...