Skandal: Alban Hyseni i nis kërkesë të çuditshme OSHP-së, këmbëngulë që t’ia jap tenderin e stadiumit kompanisë për dy milionë euro më të shtrenjtë
Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 27 Gusht 2024
Komuna e Gjilanit e drejtuar nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosjes po këmbëngulë që projekti i renovimit të stadiumit të qytetit të vazhdoj, përkundër shumë shkeljeve të evidentuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Për këtë në adresë të Gjykatës së Tenderëve ka arritur një kërkesë jo e zakonshme.
Komuna e Gjilanit po i kërkon OSHP-së të marr vendim “Shfuqizohet Vendimi me nr të protokollit 2024/0521 i datës 09 gusht 2024”, me të cilën krejt procesi kthehet në pikën zero.

Lexoni: Kërkesa për shfuqizim të vendimit
OSHP-ja në muajin gusht e anuloi në tërësi këtë tender, pasi gjeti shumë shkelje, por kjo nuk po i pëlqen drejtuesve të komunës së Gjilanit.
Një prej shkeljeve të evidentuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, është edhe fakti që tenderin e fitoi një kompani për rreth dy milionë euro më e shtrenjtë.
Dhjetë ditë pas këtij vendimi, komuna e Gjilanit i është drejtuar bordit të OSHP-së, që vendimi për anulimin e tenderit të rrëzohet poshtë.
Në kërkesën e siguruar nga Gazeta Infokus, shihet se kërkesa është bërë përmes kryetarit të komunës, Alban Hyseni, nga zyrtari përgjegjës i Prokurimit në komunën e Gjilanit.
“Në si Autoritet Kontraktues konsiderojmë se ky vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit është nxjerrë në kundërshtim me gjendjen faktike dhe dispozitat ligjore të aplikueshme. Sepse në bazë të rrethanave të rastit konkret, paneli shqyrtues ka marrrë një vendim që nuk është i mbështetur në gjendjen faktike dhe në dispozitat juridike të parapara me legjislacionin për prokurim publik”, theksohet në pikën dy të kërkesës së komunës së Gjilanit.
Më tej, komuna pretendon se vendimi i panelit shqyrtues bie në kundërshtim me vendimet e mëparshme të OSHP-së.
“Duke përfshirë edhe vendimin me nr. 2024/0109, ku është vërtetuar ligjshmëria e kushteve dhe kritereve të dosjes së tenderit, që nënkupton se në bazë të nenit 105 kjo është një çështje e gjykuar”, thuhet në kërkesë.
Tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit është përcjellur më shumë parregullësi, të cilat kulmuan me vendimin e OSHP-së që tenderi të anulohet.
Infokus ka raportuar në vazhdimësi për një sërë shkeljesh në këtë tender, të cilat tashmë janë bërë edhe subjekt i një hetimi të nisur nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Fillimisht, Infokus ka raportuar për problematika në fazën e përzgjedhjes së fituesit, e më pas edhe për faktin se fitues i tenderit doli një kompani që ofertoi me çmim për rreth dy milionë euro më të shtrenjtë.
Komuna e Gjilanit e kishte shpallur fitues konzorciumin “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” që ofertuan me 14 milionë e 997 mijë euro.
Operatori Ekonomik më i lirë në këtë tender kishte ofertuar me 1 milionë e 720 mijë euro më pak.
Anulimin e tenderit e kishte rekomanduar edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...






























