Ekskluzive: Fitoi kompania për rreth dy milionë euro më e shtrenjtë, krimet ekonomike nisin hetimet për tenderin e renovimit të Stadiumit të Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 05 August 2024
Tenderi për renovimin e Stadiumit të Gjilanit zyrtarisht është bërë subjekt i hetimit nga organet e ndjekjes.
Gazeta Infokus mëson ekskluzivisht se ky tender po hetohet nën dyshimet për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.
Në një dokument të siguruar nga Infokus, theksohet se hetimin është duke e kryer Njësia e Hetimeve Financiare nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës.

Në Kërkesën e Policisë për marrjen e informatave theksohet se e gjithë kjo procedurë po zbatohet me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Në dokument, hetuesit policor kanë kërkuar të pajisen me të gjitha të dhënat e dosjes së kontratës së Fazës së parë të renovimit të Stadiumit të Qytetit.
“Ju njoftojmë se të dhënat na duhen urgjent, shpresojnë se kjo kërkesë e jona do të shqyrtohet në një afat sa më të shkurtër”, theksohet në kërkesën drejtuar Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit.
Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi për një sërë pretendimesh për parregullësi në këtë tender.
Fillimisht, Infokus ka raportuar për problematika në fazën e përzgjedhjes së fituesit, e më pas edhe për faktin se fitues i tenderi doli një kompani që ofertoi me çmim për rreth dy milionë euro më të shtrenjtë.
Komuna e Gjilanit e kishte shpallur fitues konzorciumin “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” që ofertuan me 14 milionë e 997 mijë euro.
Ofertuesi më i lirë në këtë tender kishte ofertuar me 1 milionë e 720 mijë euro më pak.
Anulimin e tenderit e kishte rekomanduar edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Më poshtë mund të lexoni një historik të gjithë këtij procesi.
Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka remomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit.
Kjo për shkak se në ekspertizën e siguruar nga Gazeta Infokus, është theksuar fakti që tenderi iu dha një grupi të operatorëve që ofertuan me çmimin më të shtrenjtë.
“Sqarojmë se oferta ankuese ka një çmim më të lirë në total në raport me ofertën e rekomanduar për kontratë prej 1.723.088€”, theksohet në raport.
Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi për parregullësitë në lidhje me tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit.
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.
Kjo sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus me të cilin Komuna i është drejtuar konzorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.
Hyseni i dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.
Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve apo 1 milionë e 720 mijë euro.
Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht një muaj më parë për “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me ofertat e të tre kompanive, ku konzerciumi i lartëcekur ishte i fundit në listë me ofertën me çmimin më të lartë konkretisht
Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.
E megjithatë komuna në letrën për tenderuesin më të sukseshëm shkruan se grupi i operatorëve ekonomikë që zgjodhën kishin ofertuar çmimin më të ulët.
“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartëcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm.
Ky projekt për vite të tëra mbeti pa u nisur. E premtimin për përfundimin e stadiumit e dha edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.
Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.
Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.
Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































