Ekonomi

Shtrenjtohen importi dhe prodhimi në Kosovë – rritje e çmimeve deri në 34% në disa kategori

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 26 November 2026

Çmimet e produkteve të importuara dhe atyre që prodhohen në Kosovë kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e tretë të vitit 2026, çmimet e importit janë rritur për 5.4 për qind, ndërsa ato të prodhimit për 5.9 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet e importit kanë shënuar rënie prej 0.8 për qind, ndërsa ato të prodhimit janë rritur për 1.2 për qind.

-Advertisement-

Cilat produkte të importuara u shtrenjtuan më së shumti?

Sipas statistikave të ASK-së, rritja më e madhe vjetore e çmimeve të importit është regjistruar në këto kategori:

  • Lëkura dhe artikujt prej saj – 34.4 për qind;
  • Produktet minerale – 23.6 për qind;
  • Plastika dhe kauçuku – 10.7 për qind;
  • Artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit – 8.2 për qind;
  • Artikujt e ndryshëm të prodhuar – 7.3 për qind;
  • Produktet e industrive kimike – 6.8 për qind.
  • Në anën tjetër, rënie të çmimeve është regjistruar tek instrumentet optike, fotografike, matëse dhe medicinale, si dhe instrumentet muzikore e mekanizmat e orës, për 7 për qind, produktet bimore për 3.8 për qind dhe vajrat ushqyese për 1.4 për qind.
  • Shtrenjtohet edhe prodhimi vendor, rritje e konsiderueshme në sektorin e energjisë
  • Rritje edhe më e lartë është regjistruar te çmimet e prodhimit vendor, të cilat brenda një viti janë rritur për 5.9 për qind.
  • Rritjet më të mëdha janë evidentuar në sektorët e mëposhtëm:
  • Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë – 32.2 për qind;
  • Prodhimet e tjera të paklasifikuara – 26.1 për qind;
  • Prodhimi i pijeve – 20.1 për qind;
  • Prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj – 15.5 për qind;
  • Nxjerrja e xeherorit të metalit – 11.4 për qind;
  • Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar – 7.3 për qind;
  • Përpunimi i produkteve ushqimore – 4.2 për qind.

Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e metaleve për 3.6 për qind dhe të mobilieve për 3.1 për qind.

Ndërkaq, rënie të çmimeve kanë shënuar prodhimi i veshjeve për 6 për qind, prodhimi i mjeteve motorike dhe rimorkiove për 3.6 për qind, si dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike për 1.5 për qind.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar janë rritur për 4.9 për qind.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se, pavarësisht uljes së lehtë tremujore të çmimeve të importit, si produktet e importuara, ashtu edhe prodhimi vendor vazhdojnë të regjistrojnë çmime më të larta krahasuar me një vit më parë./Gazeta Infokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy