Mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë, mbi 31 mijë vetëm në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 12 October 2026
Mbi 207 mijë banesa në Kosovë rezultojnë të pabanuara, ndërsa një pjesë e tyre janë të destinuara për shitje apo dhënie me qira.
Sipas të dhënave të Vjetarit Statistikor 2025, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga gjithsej 581 mijë e 95 banesa të regjistruara në vend, 207 mijë e 165 figurojnë të pabanuara, raporton Buletini Ekonomik.
Kjo shifër përbën 35.7 për qind të numrit të përgjithshëm të banesave në Kosovë, që do të thotë se afërsisht një në tri banesa është e pabanuar.
Nga numri i përgjithshëm i banesave të pabanuara, 116 mijë e 385 gjenden në zonat urbane, ndërsa 90 mijë e 780 në zonat rurale.
Prishtina prin me numrin më të madh të banesave të pabanuara, me mbi 31 mijë të tilla. Pas saj renditet Prizreni me mbi 18 mijë, Ferizaj me mbi 16 mijë, Gjilani me 13 mijë e 577 dhe Fushë Kosova me 11 mijë e 291 banesa.
Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu se numri i përgjithshëm i banesave në Kosovë është rritur për mbi 168 mijë krahasuar me vitin 2011.
Nga 581 mijë e 95 banesa të regjistruara, 356 mijë e 959 shfrytëzohen nga një apo më shumë banorë, ndërsa 590 të tjera përdoren nga personeli diplomatik dhe banorë të tjerë që nuk janë përfshirë në regjistrim.
Ndërkohë, 16 mijë e 381 banesa shfrytëzohen për përdorim dytësor.

Sa i përket madhësisë së banesave, numri më i madh i tyre është me pesë apo më shumë dhoma, gjithsej 126 mijë e 633.
Me katër dhoma janë 86 mijë e 301 banesa, ndërsa me tri dhoma 88 mijë e 494. Sipas të dhënave të publikuara, 6 mijë e 735 banesa janë njëdhomëshe.
Këto statistika pasqyrojnë një rritje të konsiderueshme të fondit të banesave në Kosovë gjatë viteve të fundit, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre vazhdon të mbetet e pabanuar./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































