“Nanën dhe babën m’i morën paramilitarët natën e Bajramit” – Rrëfimi për prindërit e pagjetur që nga marsi i vitit 1999
Autori: Sylejman Sylejmani 17:28 | 29 August 2024
Milaim Makolli prej 25 vitesh përballet me një brengë të njëjtë.
Ai nuk di asgjë për fatin e nënës dhe babait të tij, të cilët që nga lufta e fundit në Kosovë janë në listën e gjatë të të pagjeturve.
Ngjarjen që ndodhi më 27 mars të vitit 1999, ai kujton pothuajse çdo ditë.
“Kanë qenë pleqë, baba i ka pas 70 vjet, nana 69, përafërsisht 69. Edhe ka qenë natë e Bajramit të Vogël, kanë zi hallve, sipas kojshive që më kanë tregu. Kanë zi hallve dhe baba i ka qu hallve kojshisë, i ka thanë që na po e mbajmë fenë tonë. Dhe paramilitarët e kanë pritë tek dera kur ka dal, edhe ma nuk janë pa kurrë. Do të thotë rasti ka ndodhë në mbrëmje”, ka kujtuar Makolli.
Që nga kjo natë, Makolli dhe familja e tij, humbën çdo kontakt me nënën dhe babain.
Nën ankth, kërkimet për ta i nisën menjëherë pas përfundimit të luftës.
“Pasi u kry lufta në qershor, e kemi bërë kërkimin e tyre. Sepse ne kemi mendu se janë në Shqipëri, duke i pasur disa informacione nga kryqi i kuq ndërkombëtar, të cilët na kanë paralajmëru se janë në Shqipëri. Mirëpo nuk ish kanë ajo, dikund gabim informacioni dhe ne e kemi kuptu se ata nuk kanë dal prej Kishnice hiç, janë të zhdukur dhe kemi kërku përmes kryqit të kuq ndërkombëtar dhe kanë thënë se e kemi pasur gabim informacionin dhe se ata nuk janë dal nga Kosova”, ka rrwfyer Makolli.
Në një rast, vet Makolli rrëfen se i gjeti shtatë kufoma në një lokacion afër shtëpisë së tij.
Mirëpo analizat laboratorike, treguan se asnjëri nga ta nuk ishte nëna ose babai i Makollit.
“Kërkimet i kemi vazhdu si familjarë në gjithë Kosovën, do të thotë edhe në fshatin Kizhnicë, ku përafërsisht në fshatin Kizhnicë janë gjetë disa kufoma. Tek stadiumi aty, përreth stadiumit. Edhe ndër branë të Badovcit kanë qenë shtatë kufoma, të cilat i kam zbulu personalisht unë që kanë qenë të varrosur dhe janë ardhë dhe i kanë nxjerrë, identifikimin e kanë bërë mirëpo nuk kanë qenë prindërit e mi… Kam pas shumë shpresë që po i gjej, mirëpo edhe ata që i kemi gjetë m’u kanë dhimtë se kanë qenë familjarë të dikujtë, por familja ime nuk kishte qenë”, ka treguar ai.
Para ngjarjes tragjike, përkundër shumë ngjarjeve të rënda që ndodhën në vitet e 90-ta, Halim Makolli po jetonte një jetë të lumtur me familjen e tij.
Malli për prindërit ai tregon se ka zbehur çdo gëzim që tash ai përjeton.
“Jeta jonë ka qenë shumë e lumtur, edhe me prindër edhe me familje. Prindin e kam pas shumë të zgjutë, ai ka qenë laborant i analizave nëntokësore që i kanë bërë në miniera, ai kryesori ka qenë. Ka qenë shumë i urtë dhe i sjellshëm, si nana, si baba, mirëpo ata nuk kanë zgjedhë… Edhe sot mendoj, çdo ditë edhe çdo natë mendoj që një ditë do të më trokasin në derë nëse janë gjallë, mirëpo nuk janë gjallë sepse koha ka ecë, vitet kanë ecë. Por, sadopak bile një shenjë me e pas, një të dhënë që ku e ka varrin, si u vra dhe në çfarë mënyrë u vra dhe do ta varrosim me nderimet tona familjare… Gjithmonë njeriu jeton me shpresa. Mendoj që nuk humbë kurrë gjaku, por shpresoj që do të gjinden”, deklaron ai.
Çdo 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.
Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në Kosovë vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 1.612 pesona, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...