Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 19 November 2026
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të gatshme për përdorim. Por, në Komunën e Pejës, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, ka ndodhur një risi.
Aty është ndarë një shumë prej hiq më pak se 16 mijë e 800 eurosh vetëm për çarjen e druve për shkollat e kësaj komune.
Gazeta Infokus ka analizuar dokumentin zyrtar të prokurimit, kontrata me titullin “Çarja e druve për shkollat e Komunës së Pejës – Ritender” e cila është nënshkruar më 18 nëntor 2026.
Sipas dokumentit, përfitues i kësaj kontrate është kompania GAMA Consulting SH.P.K., me seli në Prizren, e cila është përzgjedhur për ta realizuar këtë shërbim.
Në këtë aktivitet të prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa të dy ofertat janë vlerësuar si të përgjegjshme. Oferta fituese ka qenë 16 mijë e 800 euro, ndërsa oferta tjetër ka arritur në 21 mijë e 600 euro.
Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 8 tetor 2026, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar një ditë më vonë. Hapja e ofertave është bërë më 30 tetor, kurse njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 17 nëntor.
Kontrata është publike kornizë, me kohëzgjatje prej 12 muajsh, dhe parasheh realizimin e shërbimit në shkollat e Komunës së Pejës.
Por ajo që bie në sy është fakti se Komuna e Pejës po shpenzon 16 mijë e 800 euro vetëm për çarjen e druve, një shërbim që ngre pikëpyetje nëse do të mund të përfshihej që në fazën e furnizimit me dru për ngrohje.
Në dokumentin e njoftimit për nënshkrimin e kontratës nuk specifikohet sasia e druve që do të çahen dhe as numri i shkollave që do të përfitojnë nga ky shërbim.
Po ashtu, nga ky dokument nuk bëhet e qartë nëse Komuna e Pejës i ka blerë drutë për ngrohje të papërgatitura dhe përse është paraqitur nevoja për një kontratë të veçantë për çarjen e tyre.
Këto të dhëna ngrenë pyetje për mënyrën e planifikimit të furnizimit me lëndë djegëse dhe arsyeshmërinë ekonomike të ndarjes së këtij shërbimi në një tender të veçantë.
Gazeta Infokus do të kërkojë sqarime nga Komuna e Pejës lidhur me arsyet e këtij shpenzimi, sasinë e druve që parashihet të çahen dhe koston e përgjithshme të furnizimit me dru për shkollat e komunës./Gazeta Infokus


T� tjera
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...
-
“Ne jemi këtu, po këta ku janë?”, Ramadani reagon për vonesën e seancës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e nisjes së...
-
Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në ...
-
Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Ma...
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...





































