Fokus

Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 14 November 2026

Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për llojet e kancerit të lëkurës, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre dhe rrezikun që paraqesin rastet kur pacientët vonojnë trajtimin, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka shpjeguar se disa lloje të kancerit të lëkurës janë lokalisht agresive dhe, ndonëse mund të mos japin metastaza, nëse nuk trajtohen me kohë mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha fizike, duke shpërfytyruar pjesë të fytyrës, si hundën, syrin apo veshin.

Sipas Dobrunës, një shqetësim i veçantë është fakti se disa pacientë hezitojnë t’i largojnë këto ndryshime në lëkurë, duke lejuar që ato të rriten dhe të përhapen në indet përreth.

-Advertisement-

Dermatologia ka veçuar edhe format më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, si melanoma malinje dhe karcinoma e qelizave Merkel. Kjo e fundit, sipas saj, është shumë e rrallë, por karakterizohet nga agresiviteti i lartë.

Ajo ka bërë thirrje për kujdes ndaj ndryshimeve në lëkurë dhe për kontroll te dermatologu, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit me kohë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy