LAJMI I FUNDIT: Specialja konfirmon për Infokus vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 18 November 2026
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se Jakup Krasniqi është nisur nga Haga në Kosovë për arsye të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes, Sevdije Krasniqi, shkruan Gazeta Infokus.
Ardhjen e Krasniqit në Kosovë ështC konfirmuar për Infokus edhe nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në përgjigjen e tyre për Gazetën Infokus, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë të Krasniqit në Kosovë, nën masa sigurie dhe mbikëqyrje.
“Për shkak të arsyeve të forta humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë të Jakup Krasniqit në Kosovë, nën mbikëqyrje gjatë qëndrimit të tij”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Infokus.
Sipas tyre, kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që u është lejuar të paraburgosurve për arsye humanitare, me urdhër të gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara.
“Kjo është vizita e 15-të e këtij lloji e një të paraburgosuri në Kosovë, e urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata deri më tani. Vizita të tilla të të paraburgosurve, nën mbikëqyrje, lejohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, e cila është miratuar nga gjyqtarët dhe mbështetet në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve. ”, thuhet më tej në përgjigje.
Nga Specialja kanë sqaruar se vizitat e tilla lejohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara.
Kjo rregullore, sipas tyre, mbështetet në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.
Dhomat e Specializuara kanë theksuar se, kur një i paraburgosur paraqet kërkesë për një vizitë të tillë, gjyqtarët vlerësojnë të gjitha rrethanat në momentin e paraqitjes së kërkesës.
“Kur një i paraburgosur paraqet një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që trajtojnë çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat ekzistuese në momentin e paraqitjes së kërkesës, me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla. Ata marrin vendimin duke u bazuar në kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe Jakup Krasniqi tashmë ka arritur në Kosovë ku pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur në afërsi të shtëpisë të Jakup Kransiqit. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke fi...
-
20 kandidatë iu nënshtruan testit me shkrim sot për gjyqtarë në Kushtetuese, intervista mbahet me 27 nëntor
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për testin me shkrim që është mbajtur sot për ...
-
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë
Presidenti kinez Xi Jinping, ai amerikan Donald Trump dhe presidenti i Rusisë...
-
Reagon Adem Bucolli mohon pretendimet e sinjalizuesit për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në Pallatin e Rinisë
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...

































