Lajme

Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 18 November 2026

rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sylë Dakaj, ka ngritur alarmin në skenën politike dhe shoqërore, duke sjellë reagime të ashpra nga deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, ajo ka shprehur indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke vënë në shënjestër dështimin e institucioneve dhe pyetur se si është e mundur që një person me të kaluar kriminale dhe i dënuar për vrasje të pajiset legalisht me armë zjarri nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në reagimin e shpërndarë, deputetja e PDK-së ka përmbledhur detajet tronditëse të krimit dhe lëshimet institucionale:

-Advertisement-

“Në Zvicër dënohet për vrasjen e bashkëshortes. Në Kosovë, sipas raportimeve, pajiset me leje për armë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dhe sot dyshohet se vret një tjetër njeri, për një vendparkim, para syve të bashkëshortes dhe vajzës së viktimës,” ka theksuar ajo.

Gjithashtu, ajo ka ngritur pyetje retorike por tejet urgjente për përgjegjësinë penale dhe administrative të organeve shtetërore:

Kush i ka kontrolluar dosjet?

Kush e ka nënshkruar lejen për armëmbajtje?

Kush ka me dhënë përgjegjësi?

Në përfundim të reagimit të saj, deputetja ka dënuar ashpër rastin, duke potencuar se kur institucionet dështojnë të parandalojnë rrezikun dhe të bëjnë verifikimin e duhur të personave me rekorde kriminale, faturën e rëndë të pasojave e paguajnë qytetarët e pafajshëm me jetë.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy