Lajme

Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 18 November 2026

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfudnuar vizitën në familje.

Ai është larguar nga shtëpia e tij me veturat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës.

Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.

-Advertisement-

Në momentin kur ai është larguar me veturat e EULEX-it, ata e kanë përcjellë nga afër këtë moment.

“UÇK, UÇK”, kanë brohoritur vazhdimisht.

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy