Zvicër: Çifti nga Kosova fshehu 194 mijë franga, konfirmohet dëbimi gjashtëvjeçar
Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 18 November 2026
Çifti nga Kosova fshehu 194 mijë franga të ardhura, Gjykata Federale konfirmon dëbimin gjashtëvjeçar
Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar dëbimin për gjashtë vjet të një çifti shtetasish të Kosovës, të dënuar për mashtrim të vazhdueshëm me ndihmat sociale. Sipas vendimit, gjatë periudhës kur familja përfitonte mbështetje financiare nga shteti, burri kishte realizuar të ardhura në vlerë prej gjithsej 194’236 frangash, të cilat nuk i kishte deklaruar tek autoritetet sociale, njofton albinfo.
Sipas dokumenteve të rastit, të ardhurat ishin siguruar nga angazhime të përkohshme në disa kompani, pagesa nga sigurimet dhe fitime në kazino. Për t’i mbajtur të fshehura këto të ardhura, bashkëshortja kishte hapur disa llogari bankare në emrin e saj, në të cilat depozitoheshin paratë.
Të dy bashkëshortët kishin nënshkruar vazhdimisht dokumente për llogaritjen e ndihmave sociale, në të cilat deklaronin se nuk kishin të ardhura të tjera. Në këtë mënyrë, autoritetet vazhdonin t’u ofronin mbështetje financiare, pa pasur informacion të plotë për gjendjen e tyre ekonomike.
Rasti ishte trajtuar fillimisht nga Gjykata Rajonale e Jura bernois-Seeland, e cila më 24 prill 2024 kishte dënuar burrin me 28 muaj burgim, prej të cilëve 22 muaj me kusht, si dhe kishte vendosur dëbimin e tij nga Zvicra për gjashtë vjet, transmeton tutje albinfo.ch.
Bashkëshortja ishte dënuar me 15 muaj burgim me kusht, një gjobë dhe po ashtu me dëbim gjashtëvjeçar. Më pas, Gjykata e Lartë e kantonit të Bernës i kishte konfirmuar në thelb këto vendime më 10 shkurt 2026.
Gjykata Federale lë në fuqi dëbimin, por kthen një pjesë të çështjes në rishqyrtim
Në vendimin e saj të datës 21 tetor 2026, të publikuar më 17 nëntor, Gjykata Federale ka konfirmuar dëbimin gjashtëvjeçar për të dy bashkëshortët, përfshirë regjistrimin e masës në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS).
Megjithatë, ankesa e bashkëshortes është pranuar pjesërisht. Gjykata ka shfuqizuar një pjesë të dënimit të saj që lidhet me periudhën nga marsi 2020 deri në gusht 2021 dhe e ka kthyer këtë pjesë të çështjes në gjykatën kompetente për rishqyrtim.
Arsyeja është se, sipas Gjykatës Federale, duhet të shqyrtohet më saktë nëse autoritetet sociale vazhdonin të ishin të mashtruara edhe pasi kishin lindur dyshime konkrete për fshehjen e të ardhurave dhe ishte përfshirë inspektorati social.
Për periudhën e parë, nga qershori 2016 deri në korrik 2019, dënimi për mashtrim të vazhdueshëm është konfirmuar.
Vendimi i Gjykatës Federale mban numrat 6B_238/2026 dhe 6B_265/2026.

T� tjera
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke fi...
-
20 kandidatë iu nënshtruan testit me shkrim sot për gjyqtarë në Kushtetuese, intervista mbahet me 27 nëntor
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për testin me shkrim që është mbajtur sot për ...
-
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë
Presidenti kinez Xi Jinping, ai amerikan Donald Trump dhe presidenti i Rusisë...
-
Reagon Adem Bucolli mohon pretendimet e sinjalizuesit për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në Pallatin e Rinisë
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...



































