Fokus

Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 24 April 2024

I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa të mërkurën u soll para Gjykatës Themelore në Ferizaj, për një tjetër vepër penale, të kryer në kohën kur Marigona ishte vetëm 9 vjeçe.

Tashmë ka nisur seanca ku, Krivaqa po gjykohet për grabitje në kazino e sipas ekipit të Infokusit që janë duke e përcjellë gjykimin është duke u bërë ekzaminimi i provave.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje me Anton Beluli dhe Arbnor Lika në vitin 2012 kishin grabitur një kazino në Ferizaj. Me herët janë dëgjuar edhe dëshmitarë të tjerë ndër ta edhe një ish punëtor i kazinos.

-Advertisement-

Sipas aktakuzës, Krivaqa, Anton Beluli dhe Arbnor Lika, më 14 dhjetor 2012 në bashkëkryerje kishin hyrë në kazino ku nën kërcënimin e revoles dhe thikës kishin marrë nga punëtorët aty 1 mijë e 500 euro dhe ishin larguar.

Dardan Krivaqa dhe i akuzuari tjetër Arbnor Lika ishin deklaruar të pafajshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo megjithëse, sipas aktakuzës, Krivaqa, i njohur për organet e drejtësisë për shkak edhe të rasteve të tjera, gjatë marrjes në pyetje kishte pranuar rolin e tij si roje në grabitje.

“Dardan Krivaqa ka deklaruar se ditën kritike, së bashku me Arbnor Likën dhe Anton Behlulin kanë shkuar te kazino “Kajot”, në Ferizaj, ku pas marrëveshjes, ai ka bërë roje pranë kazinosë, kurse dy të pandehurittjerë kanë vendosur maskat, kanë shkuar në kazino dhe pas 2 – 3 minutave kanë dalë nga kazino. Pranon faktin se fillimisht ia kishin dhënë 40 €, duke i thënë se nuk kanë marrë me shumë dhe janë shpërndarë, të nesërmen në telefon e ka ftuar Arbor Lika ku janë takuar te kafeneja “Enter”, ku aty kishte qenë edhe Antoni dhe që të dy ia kanë dhënë nga 100 € dhe i thonë që për këtë rast mos fol me askënd”, thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë./Gazeta Infokus/

Ndiqni videon më poshtë nga seanca e sotme:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera