Fokus

PAMJE: Xhevat Krasniqi e Këshilli i Etikës ende të mbyllyr në UP, studentët u’a mbyllin dyert me karrige

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 April 2024

Po vazhdon ende protesta e studentëve të Lëvizjes Feministe të Universitetit të Prishtinës të cilët pas mbajtjes së seancës disiplinore për profesorin Xhevat Krasniqin e kanë mbyllur atë dhe Këshillin e Etikës në administratën Qendrore të UP-së.

Ata ua kanë mbyllyr dyert me karrige derisa studentet janë përballur me profesorin Krasniqi i cili sot ishte përballë Këshillit Etik pasi u denoncua nga më shumë se 25 studente për ngacmim seksual.

Profesori Krasniqi gjatë seancës disiplinore tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza derisa studentet në shenje proteste nuk po i lejojnë ata të dalin nga salla.

-Advertisement-

Ekipi i Gazetës Infokus është duke qëndruar brenda kësaj salle dhe në pamjet që kanë dërguar shihet se Këshilli i Etikës ka qeshur me veprimet e studenteve derisa profesori Xhevat Krasniqi ka lajmëruar policinë.

Kujtojmë se kjo është protesta e tretë që Lëvizja Feministe e studentëve ka bërë ndaj profesorit i cili u denoncua publikisht nga 25 studente e edhe stafi i universitetit për ngacmim seksual.

Në protestën e parë ishte arrestuar Rron Gjimovci i cili kishte kërkuar llogari nga profesori në fjalë dhe i kishte bllokuar daljen./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera