Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 27 April 2024
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në veçanti, fokusi ka qenë tek fëmijët, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë aksion të zhvilluar në gjithë territorin e Kosovës, Policia ka njoftuar se i ka identifikuar gjithsej 76 lëmoshë kërkues.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ;Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.
Ky plan operativ është zbatuar në të gjithë territorin e RKS-së , në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet Rajonale të DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë ne rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.
Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim :
Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22
te moshës madhore, dhe 32 fëmijë.
Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve
15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë.
Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.
Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës.
Të tjera
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...
-
400 euro gjobë kanosësit të saj, Kusari-Lila e quan selektiv sistemin e drejtësisë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Haradinaj i bindur se mbështetja për AAK-në po rritet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të ...
-
Përveç QUINT-it, edhe Austria i kërkon Kosovës hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE
Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera t...
-
Hovenier takon kryetarin e VATRA-s: Diaspora në ShBA është partner thelbësor
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e parti...
-
Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual...
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...