“Vala” pa valë
Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 10 May 2024
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit “Vala” në ditët e fundit dhe sot (e premte) janë duke u përballur me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Nga Telekomi i Kosovës kanë thënë se në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 2024, ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit “Vala” në ditët e fundit dhe sot (e premte) janë duke u përballur me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Nga Telekomi i Kosovës i kanë thënë KosovaPress se në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 2024, ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.
“Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit. Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar”, ka thënë zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.
Lepaja ka thënë se ‘Telekomi i ka lutur konsumatorët për pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tanë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale ndoshta nuk do të mund t’u përgjigjen menjëherë, siç ndodh zakonisht’.
Ai më tej ka thënë se procesi i modernizimit që po ndodhë aktualisht, ‘nuk mund të kryhet në një ditë dhe me zero shqetësime’.
“Të gjitha shqetësimet e klientëve, përkundër ngarkesës së madhe jemi duke i adresuar dhe zgjidhur sa më shpejtë që është e mundur për ne”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky proces është duke u zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Ericson Nikolla Teslla dhe të gjitha problemet e tranzicionit nga teknologjia e vjetëruar në atë të re, po menaxhohen me përkushtim dhe profesionalizëm.
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...