Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 10 May 2024
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin policor i cili dyshohet se për gjashtë muaj ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndajë të pandehurit me inicialet A.D., ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me 08.05.2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi të mituren, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi nga neni 10 i Ligjit Nr.8/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit 06/L – 074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 183 par.4 lidhur me par.2, e lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Të tjera
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...
-
Kurti: Me Serbinë kemi probleme se nuk po na e njohin pavarësinë dhe s’po i pranojnë kri*met e kryera nga Millosheviqi
Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka m...
-
Çun Lajçi tregon përse shkoi në vizitë në shtëpinë e Sali Berishës i cili gjendet në arrest shtëpiak
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka thyer sërish masën e arrestit shtëpiak. ...
-
Mitrovicë: Një person u gjet i shtrirë në trotuar, mjeku në spital konstaton vdékjen
Është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në...
-
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin Bashkësia Islame e K...