Lajme

Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 27 April 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale, personi i arrestuar është me inicialet J.Š., shkruan Gazeta Infokus.

J.Š. dyshohet për krime lufte në komunën e Gjakovës, përderisa me t’u arrestuar, me urdhër të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Prokurorisë Speciale:

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë, 27 prill 2024 –  Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak,  është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera