Fokus

Njësia Speciale arrin në Fakultetin e Edukimit, ku studentet kanë bllokuar profesorin e akuzuar për ngacmim se*sual

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 22 April 2024

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, tashmë ka arritur në Fakuletetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku studentet e “Lëvizjes Feministe” po mbajnë të bllokuar në Administratën Qendrore, Këshillin e Etikës dhe profesorin Xhevat Krasniqi i denoncuar për ngacmim seksual.

Kjo ndodhi pas mbajtjes se senacës disiplinore nga këshilli i Etikës për Xhevat Krasniqin i cili mohoi akuzat që i janë bërë nga 25 studente për ngacmim seksual, shkruan Gazeta Infokus.

Studentet ua kanë mbyllyr dyert me karrige derisa janë përballur me profesorin Krasniqi.

-Advertisement-

Ekipi i Gazetës Infokus është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe në pamjet që kanë dërguar shihet se Këshilli i Etikës kishte qeshur me veprimet e studenteve derisa profesori Xhevat Krasniqi ka lajmëruar policinë të cilët tashmë kanë arritur dhe janë në gjendje gatishmërie të futen në salla.

Kujtojmë se kjo është protesta e tretë që Lëvizja Feministe e studentëve ka bërë ndaj profesorit i cili u denoncua publikisht nga 25 studente e edhe stafi i universitetit për ngacmim seksual.

Në protestën e parë ishte arrestuar Rron Gjimovci i cili kishte kërkuar llogari nga profesori në fjalë dhe i kishte bllokuar daljen./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera