Lajme

25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 27 April 2024

Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri Albin Kurti, janë zotuar se drejtësia për këtë rast nuk do të mungoj.

Të dy, bashkë me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, kanë qëndruar të shtunën në Mejë.

Masakrën e Mejës, Osmani e quajtu “Srebrenicë të Kosovës.

-Advertisement-

“376 civilë të pafajshëm iu këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. 376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fateve njerëzore, Srebrenica e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kurti ka thënë se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

“Sivjet po bëhen 25 vjet kur lufta e arriti kulmin para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në histori masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja. Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë. Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, ka deklaruar Kurti.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera