Fokus

E rëndë: Humb jetën 1 vjeçari në Viti dyshohet se e goditi me traktor xhaxhai i tij

Autori: Ermirë Berisha 16:03 | 20 October 2022

Mbrëmjen e së mërkurës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku një fëmijë i moshës 1 vjeçare është goditur nga traktori, shkruan Gazeta inFokus.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Gazetën inFokus, se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Fëmijës menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore në “QKUK”, por nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ekipi mjekësor ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

Sipas Policisë, shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë personi Sh.B, i cili i përket moshës 24 vjeçare.

Gazeta inFokus gjithashtu mëson se personi që dyshohet se ka goditur 1 vjeçarin me traktor, është xhaxhai i tij.

E në lidhje më këtë rast është informuar edhe Prokurori i shtetit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Gazeta inFokus do të vazhdojë të ju informojë në lidhje me rastin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera