Fokus

Ministria e Sveçlës blen mbi 2 milionë euro targa për regjistrim të veturave

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 18 June 2024

Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Xhelal Sveçlën së shpejti pritet të furnizohet me targa të reja për regjistrim të automjeteve.

E këto targa ministrisë i kanë kushtuar hiq më pak se 2 milion e 144 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas dokumentit për dhënien e kontratës, ky tender me procedurë të hapur iu dha Grupit të Operatorëve Ekonomik “G.S.G SH.P.K” dhe  “KIG d.d”.

-Advertisement-

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ishte 2 milionë e 632 mijë euro, më pas iu dha këtij grupi të operatorëve ekonomikë me çmimin e lartëcekur si cmimi më i ulët i ofertuar.

Sipas njoftimit dy kompanitë fituese nuk kanë të drejtë për nënkontraktues./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera