Fokus

“Pagën mesatare në sektor publik do ta bëjmë 1 mijë euro” –Besnik Tahiri shpalos programin zgjedhor të AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 20 June 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka treguar në një intervistë për Gazetën Infokus, se në rast se AAK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme, pagën mesatare në sektor publik do ta bëj një mijë euro.

“Kriza vazhdon me u thellu shumë edhe në sektorin publik. Përderisa kjo qeveri i ka rimbursu disa kompani private për shkak të inflacionit, i vetmi sektor që nuk është rimbursu për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve është sektori publik…Ne mendojmë që koeficienti duhet tani të ecë në masën që të mbërrij rroga mesatare 1 mijë euro… Koeficienti i cili është në ligjin për buxhet duhet të normohet në Ligjin e Pagave. Dhe pastaj të normohet dhe të rritet në atë masë kalkulative e cila e mbërrinë pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro. Pra ngritja e koeficientit, kjo është e para. Në kalkulimin tonë, në qoftëse ka një kërkesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është rritja e pagës minimale për sektorin privat, rritja e pagave në sektorin publik dhe sigurimi shëndetësor”, ka theksuar në këtë intervistë Tahiri.

Ai ka shtuar se për tri vjet e gjysmë të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pasur diskutim për mirëqenie.

-Advertisement-

“Për tri vjet e gjysmë nuk ka pasur diskutim për mirëqenie. Është fol për gjithçka. Është fol për bojlera, filtera, për rima, është fol për filozofinë franceze, është fol për filozofinë italiane. Saher që shkoj në pritje të ambasadorëve më kap mundim duke i dëgju përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministrin duke ju shitë mend francezëve, gjermanëve, italianëve qysh është filozofia e tyre. Ata njerëzit e dijnë filozofinë e tyre. Pra për gjithçka është fol, për dialog që ka qenë pika e shtatë, tash është bërë superpika. Vetëm për një temë nuk është fol, për mirëqenien dhe për jetën e qytetarëve. Ndërsa mirëqenia e qeverisë është rritë drastikisht. Tani po e argumentoj. Në ligjin e pagave, bëjeni një analizë, pagat më së shumti ju kanë rritë kryeministrit, ministrave. Bëjeni një vlerësim dhe krahasoj me shërbyesit civil. Lluksi nuk është ndal. Nuk është kah vjen me katërshin a me dyshin kryeministri në punë, është kah vjen me një konvoj të veturave të zeza, për të cilat ka fol shumë. Ky kryeministër ka fol shumë për nepotizëm, ka fol shumë për kapjen e shtetit. Tri vjet e gjysmë pa e pas librezën e Vetëvendosjes askush nuk ka mujtë me hy në punë serioze.

Absolutisht, prej institucioneve ma kryesore që janë, e deri tek ato më të vogla”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera