Fokus

Besnik Tahiri: Në zgjedhjet e ardhshme AAK-ja do ta arrij rezultatin më të mirë ndonjëher

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 20 June 2024

Shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se partia e tij, AAK-ja, do t’i mbërrij mbi 15 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për “Infokus”, Tahiri ka thënë se tek ky konstatim kanë ardhur nga matjet e bëra nga AAK-ja.

“Ne momentalisht në kalkulimin tonë numerik Aleanca është diku prej 92 mijë deri në 98 mijë vota. Që në dalje të 720 mijë 730 mijë sa kanë qenë në zgjedhjet lokale, Aleanca do të jetë 15+ që i bjen dikund afër 18-19 deputetë. Kjo është çka kemi deri tash. Nëse nuk jam gabim gabim i kemi rritë 29 mijë vota, 13 mijë i ka rritë PDK-ja, LDK-ja më duket i ka kthy diku rreth 50 mijë”, ka theksuar Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka thënë se AAK-ja do ta mbërrij rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëher.

E për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, Tahiri është shprehur i bindur se do ta pësoj një rënie të madhe.

“Jo jo 50 përqindëshin jo që nuk mund ta mbërrij, mirëpo rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të ardhshme do të jetë për vlerësimin tim jashtëzakonisht shumë i befasishëm. Do të befasohet shumë me rënien e saj Vetëvendosje dhe do të befasohet një Kosovë me rezultatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Intervistën me Tahirin mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera