Vde*ja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 21 June 2024
Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se të enjten katër burra në lokacione të ndryshme në Prishtinë janë gjetur të vdekur.
Megjithëse nuk janë dhënë detaje, në raport thuhet se hetimet për vdekjen e katër viktimave janë duke u bërë nga njësitë përkatëse policore.
Nga Policia e Kosovës i thanë Telegrafit se trupat e pajetë janë gjetur në lokacione të ndryshme.
E lidhur me vdekjen e katër personave në Prishtinë, gazeta ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë tha se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për obduksion.
“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, tha ajo.
Ulaj më tej shtoi se Prokuroria në koordinim me policinë është duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtyre vdekjeve në 24 orëshin e fundit, të cilat bien në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”, tha tutje Ulaj.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























