Fokus

Fajde, rrëmbịm e detyrim, një grua në mesin të arrestuarve për fajde në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 21 June 2024

Për një periudhë të gjatë kohore, disa persona në Pejë dhe Prishtinë ishin duke u mbajtur nën vëzhgim nga organet e rendit.

Ata po dyshoheshin për përfshirje në vepra penale të fajdes, rrëmbimit dhe detyrimit, shkruan Gazeta Infokus.

E gjatë pasdites së të enjtes, ky hetim i nisur nga Prokuroria Themelore e Pejës, ka kulmuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve.

-Advertisement-

Katër persona u arrestuan në Pejë, e dy të tjerë në Prishtinë.

Vlera e dëmeve që këta persona u shkaktuan viktima dyshohet të jetë qindra mijëra euro.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka treguar se në mesin të të arrestuarve është edhe një grua.

“Në këtë aksion ku kanë marrë pjesë edhe pjesëtarët e FIT-it, vetëm në Pejë janë arrestuar katër persona, të cilët kanë qenë duke u hetuar prej një kohe të gjatë. Tre të arrestuarit janë meshkuj, kurse një tjetër është grua. Tash, prokurori i rastit do ta përgatis edhe kërkesën për caktim të masës së paraburgimit”, ka theksuar Nikçi. /Gazeta Infokus

Pamje të arrestimit të të dyshuarve për fajde në Pejë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera