Fokus

Kjo është paisja e parë në Kosovë, e cila do të ua lehtësojë jetën personave që kanë problem me shikim

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 24 October 2024

Mbrëmë gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për një paisje të teknologjisë më të re “Schwind Amaris” ku ishte i ftuar Doktor Artan Ukshini, Oftalmolog, e ku ka treguar për benefitet e kësaj paisje.

Doktor Ukshini gjatë emisonit tha, se ky është laseri më i avancuar për momentin në botë dhe është sjellur në Kosovë nga Qendra Laserike Kubati.

“Ky është aparati me i sofistikuar për shkak se ka një shpejtësi super të madhe dhe të shpejt për eliminimin e dioptrisë. Për shembull dikush e ka minus 3 dioptrinë dhe ajo dioptri eliminohet per 3 sekonda, do të thotë është një aprat që dallon prej versioneve ma të vjetra të Schëindit të cilat kanë qenë dy apo tri aparate tjera.”, tha Ukshini, tha ai në Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Ai gjithashtu shtoi se shpejtësia ka rëndësi që të ketë me pak komplikime, dhe të rritë sigurinë në maksimum të këtij aparati.

“Shpejtësia ka rëndësi për shkak që kjo shpejtësi 1050 herc, bënë që xhami i syrit aty ku ekspozohet  vendi ku vepron laseri me qenë i ekspozum minimalisht ndaj ajrit, do të thotë kjo e ruan prej dehidrimit  e cila mundet me shkaktu pastaj dëme , do të thotë sa më shpejt ti e trajton aq më pak i jep mundësinë që me pas komplikime, do të thotë kjo e rrit sigurinë maksimale të këtij aparati.”, u shpreh Ukshini, në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin.

Gjatë emisionit po ashtu ai përmendi edhe tri module të Schwind Amaris të cilat janë mjaftë të rëndësishme në trajtimin e operacioneve të syrit./Gazeta Infokus/

Ndiqni emisionin e plotë me Doktor Artan Ukshinin:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera