Fokus

Gjuajtjet me kall*shnikov në Prishtinë, policia po bastis një “Gaming Center”

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 13 June 2024

Një konfrontim me armë të llojit kallashnikov mes dy grupeve dyshohet të ketë ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas ekipit të Infokusit që po qëndron në vendin e ngjarjes forca policore e njësitë speciale me armë të gjata po vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur këtë pjesë.

Patrullimet në këtë zonë po vazhdojnë derisa është duke u bastisur një lokal “Gaming Center”.

-Advertisement-

Sipas policisë në vendin e ngjarjes ende nuk ka të arrestuar.

Gazeta Infokus do të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera