Fokus

Banorët e fshatit Smallushë në hall nga shtylla elektrike e vjetër që rrezikon të bie

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 18 June 2024

Banorët e fshatit Smallushë në Lipjan kanë raportuar se ka tashmë më shumë se 5 muaj që janë në rrezik nga mundësia që shtylla elektrike e vjetër që gjendet në rrugën kryesore të fshatit të bie.

Sipas banorëve të cilët kanë dërguar edhe fotografi në redaksinë e Gazetës Infokus, aty pari kalojnë baorët, veturat si dhe shtylla rrezikon të bie edhe mbi shtëpitë që gjenden përballë.

Njëri nga banorët ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë nga KEDS-i, mirëpo sipas tij ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të rregulluar këtë shtyllë.

-Advertisement-

Ndiqni më poshtë pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera