Lajme

Rasti për “Lëvizjen e braktisjes vullnetare të fesë islame” kalon në Prokurorinë Speciale

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 21 June 2024

Në tetor të vitit 2023, në Komunën e Deçanit, një grup individësh ishin mbledhur në një ndërtesë për të njoftuar se kishin themeluar një lëvizje me synime për “shqiptarizmin” dhe për “braktisjen vullnetare të fesë islame”.

Prokuroria e Pejës hapi hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por tani dosja është transferuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili për shkak të ndjeshmërisë së procesit hetimor, nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast.

-Advertisement-

“Prokurorja e çështjes pas analizimit të shkresave të lëndës, rasti në fjalë do e dërgojë për vlerësim të kompetencës lëndore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë se procesit hetimor nuk mund të ndajmë me shumë informata për ketë rast”, ka thënë Nikçi.

Grupi i qytetarëve, shumica prej tyre nga Deçani, bëri daljen publike më 20 tetor 2023, ndërsa tre ditë më pas, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mblodhi Këshillin e Bashkësisë Islame në reagim ndaj kësaj ngjarjeje.

Ata e konsideruan këtë veprim si një thirrje për të nxitur urrejtje, për të cilën thanë se është e dëmshme dhe e dënueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera