Lajme

Nesër shënohet 25-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 21 June 2024

Nesër (22 qershor 2024) shënohet 25-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëvë të UÇK-së, dega në Gjilan, ka njoftuar se për nder të figurës së tij, do të bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në ora 11:00.

“Familjarë të Dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Nezir Shurdhani, me 22. 06. 2024 ju ftojmë që në ora 11:00 të bëjmë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Ardhja juaj nderon Dëshmorët”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

-Advertisement-

Paraprakisht, familja Shurdhani ka bërë të ditur se do të bëhen nderime te vendi i rënies në ish-Fabrikën e Çelikut, me fillim në ora 10:30.

Nezir Shurdhani u vra nga falangat e fundit të okupatorit në mbrojtje të institucioneve publike, një javë pas hyrjes së ushtarëve të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrjes së forcave të NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera